Veshjet rome

Dy gra rome në Spanjë të veshur me fustanin e tyre tradicional, nga Francisco Iturrino

Veshjet rome janë veshje tradicionale rome. Ato janë të lidhura me historinë, kulturën dhe identitetin kombëtar të këtij komuniteti. [1] [2]

Disa studiues i lidhin ngjashmëritë e veshjes rome me popullsinë e Azisë Jugore për shkak se ata kanë origjinën nga Azia Jugore. Megjithatë, ata thonë se ka edhe shumë dallime, gjë që tregon kontaktin që romët kanë pasur me grupe të ndryshme. Për shkak të kësaj, veshjet rome mund të ndryshojnë midis fiseve të ndryshme, por, ka disa ngjashmëri të vazhdueshme që përcaktojnë veshjen rome në tërësi. Për më tepër, romët vlerësojnë shfaqjen e jashtme të pasurisë dhe prosperitetit të tyre që reflektohet në veshjen tradicionale.

  1. ^ Yaron Matras (2015). "3-Customs and Traditions (Appearance and Dress)". The Romani Gypsies (në anglisht). Harvard University Press. ISBN 9780674744776. Marrë më 22 prill 2021.
  2. ^ Tesfay, Saba (2009). ""Wearing Gypsy identity in a Gábor Gypsy community in Tîrgu Mureş."". Romani Studies (në anglisht). Romani Studies-Liverpool University Press. 19: 1–17. doi:10.3828/rs.2009.1. ISSN 1757-2274.

Developed by StudentB